Aksidenti në Itali, i jepet lamtumira 22 vjecarit
Trupi i pajetë i 22 vjecarit i cili aksidentalisht humbi jetën në Itali ka mbërritur në Tiranë sot në orët e para të mëngjesit. Familjarë, dhe të afërm janë mbledhur në shtëpinë e vjetër për t'i dhënë lamtumirën e fundit djaloshit.
TIRANE- Është përcjellë për në banesën e fundit i riu shqiptar i cili humbi jetën 4 ditë më parë në një aksident në punë në Itali.
I riu Gerald Meta, 22 vjec humbi jetën aksidentalisht teksa po punonte për cmontimin e një vinci. Trupi i pajetë i Geraldit mbërriti sot herët në mëngjes në Tiranë së bashku me prindërit dhe vëllain e tij të cilët jetonin prej vitesh në Itali.
Gerald Meta ishte rezidente në një provincë të Peskarës në Itali dhe punonte si murator. Katër ditë më parë 22 vjecari po ndihmonte në cmonitimin e një vinci, por shkëputja e krahut metalik të tij e ka goditur duke i marrë dhe jetën. 22 vjecari humbi jetën rrugës për në spital.
(s.g/BalkanWeb)