E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, lëkundje tërmeti, s'ka të lënduar as dëme

Qyteti i Librazhd ka regjistruar lëkundje tërmeti në orët e mbrëmjes së të shtunës por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar apo dëme materiale. Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se lëkundjet janë ndjerë edhe në Elbasan. 

LIBRAZHD- Janë rikthyer sërish lëkundjet e forta të tërmetit ne qytetin e Librazhdit. Nga lëkundjet që u regjistruan mbrëmë rreth orës 23:35 minuta nuk janë shënuar dëme materiale, përveç një paniku të përhapur tek banorët.

Nga burime të rrjetit sismiologjik të Institutit të Gjeoshkencave, mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitude 3.8 gradë të shkallës rihter dhe intensiteti në epiqendër 5 ballë. Sipas të njëjtave burime kjo është një zonë aktive dhe lëkundjet mund të vazhdojnë, por me një intesitet më të vogel nga ato që u regjistruan mbrëmë dhe nuk do të ketë rrezik.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit ku intensiteti i lëkundjeve ka qenë prek 4 ballesh, por nuk ka  patur dëme materiale. Ky tërmet pason atë të rënë dy javë më parë po në këtë zonë, ku për 90 minuta u ndien 5 lëkundje.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›