Vrasja per hakmarrje e Prekes ne pranga i dyti
TIRANE - Policia e Tiranes arrestoi dje nje tjeter person si te perfshire ne vrasjen per hakmarrje te Mirash Prekes ngjarje qe ndodhi ne Tirane me 21 nentor te vitit 2010. Burime nga policia e kryeqytetit thane mbreme se eshte arrestuar 32-vjecari Besnik Vila pasi akuzohet se ka perkrahur autorin e krimit duke i mundesuar largimin nga vendi i ngjarjes e me pas edhe strehimi n. Emigranti Mirash Preka nga Puka dhe banues ne Babrru te Tiranes u qellua per vdekje ne afersi te Burgut 313 ne rrugen Jordan Misja ne Tirane dhe policia menjehere pas ngjarjes tha se identifikoi si autore dy vellezer Alfred dhe Arben Gjergji. Sipas policise me vrasjen e emigrantit ata moren hakun e vellait te tyre qe kishte vrare Mirash Preka gjate qendrimit me te ne Greqi. Rreth nje muaj pas ngjarjes me 17 dhjetor te vitit 2010 policia e kryeqytetit ne bashkepunim me ate te Tropojes munden te arrestojne njerin prej vellezerve te shpallur ne kerkim Alfred Gjergjin. Ai akuzohet se ka marre pjese ne vrasjen e emigrantit te kthyer nga Greqia Mirash Preka nga fshati Iballe i Pukes. Preka u qellua per vdekje me arme zjarri ne afersi te Burgut 313 ne Tirane. Dy dite me pas grupi hetimor arriti te zbardhe rrethanat e ngjarjes dhe te identifikoje si autore vellezerit Gjergji. Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur per motive gjakmarrjeje dhe autori ka marre gjakun e te vellait Ylli Gjergji te cilin dyshohet se e ka vrare ne Greqi Mirash Preka.