U kap me arme ne lokal ne gjyq Ylli Kelmendi
Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe kerkoi nisjen e gjykimit per Kelmendin. Hetimi ndaj Kelmendit nisi pas arrestimit te tij ne flagrance ne 1 dhjetor te vitit 2010 teksa kishte me vete nje pistolete pa leje. Dosja me te pandehur Ylli Kelmendin u depozitua pak dite me pare ne Gjykaten e Tiranes. Burime zyrtare konfirmuan se pas mberritjes ne gjykate ceshtja eshte regjistruar me numrin 970. Po sipas burimeve mesohet se shqyrtimi i kesaj dosjeje ne Gjykaten e Tiranes do te kryesohet nga gjyqtarja Ankelina Gazidede.
ARRESTIMI
Ylli Kelmendi e pa veten te prangosur mesditen e 1 dhjetorit te vitit te kaluar teksa ishte ne nje nga baret
e rruges Xhorxh Bush ne Tirane. Nje sinjalizim se nje person i armatosur gjendej ne nje lokal perballe godines se Parlamentit vuri ne levizje Policine e Tiranes. Gjate kontrollit te ushtruar eshte konstatuar se shtetasi Ylli Kelmendi ne momentin e hyrjes se punonjesve te Policise se Shtetit ne lokalin ku ndodhej dhe vete ai ka nxjerre nga brezi nje arme luftarake dhe ia ka lene ne tavolinen ngjitur shtetasit A.K. Pas konstatimit te ketij fakti eshte bere kapja ne flagrance e shtetasit Ylli Kelmendi pohonte gjykata ne vendimin qe la me pas ne arrest me burg Kelmendin. Por pistoleta qe kishte me vete nuk ishte e vetmja arme pa leje e Kelmendit. Pas nje kontrolli te ushtruar me pas ne banesen e tij u gjeten dhe u sekuestruan nje arme zjarri mod.56 nje arme zjarri kaliber 9 mm si dhe 1050 cope fisheke luftarake te cilat mbaheshin pa leje te organeve kompetente. Emri i Kelmendit eshte permendur se tepermi ne procesin gjyqesor ndaj Lavderim Tufes ne Gjykaten e Tiranes. Ai u njoftua disa here me radhe per tu paraqitur ne proces. Por sjellja e tij para gjykates nuk u mundesua deri para arrestimit te tij ne dhjetor te vitit te kaluar. Ne 15 dhjetor ai deshmoi ne kete proces dhe mohoi faktin qe i pandehuri Tufa te ishte autor i ngjarjes ku mbeti i vrare Miri i Xhikes.
ARMAND BAJRAMI