Zjarr ne fabriken e bojes nga shkendija elektrike
TIRANE - Nje nga fabrikat me te medha te prodhimit te bojerave ne Tirane u perfshi dje nga flaket duke vene ne rrezik edhe jeten e dhjetera punetoreve. Ngjarja ndodhi rreth ores 0200 ne stacionin e fundit te Porcelanit ne Tirane kur flaka eshte pare fillimisht ne katin e pare te godines. Flaket jane perhapur me shpejtesi pasi sipas burimeve nga policia boja ben te mundur perhapjen e tyre dhe zjarrin i cili me pas eshte ngjitur edhe ne katin e dyte te fabrikes. Punetoret fillimisht kane tentuar qe ta shuajne vete por ka qene e pamundur pasi flaket perhapeshin me shume shpejtesi aq sa rrezikuan edhe jetet e tyre. Menjehere punonjesit kane dale nga godina qe ishte pushtuar nga zjarri dhe kane nxituar qe te lajmerojne policine dhe zjarrfikeset. Drejt vendit te ngjarjes shkuan forca te shumta policie te Komisariatit Nr. 4 dhe tri makina zjarrfikese te cilat edhe pse ne veshtiresi mundesuan shuarjen e zjarrin pa lejuar perhapjen e tij ne pjeset e tjera te fabrikes. Per te zbuluar shkaqet e renies se zjarrit vendi i ngjarjes u keqyr me imtesi derisa u zbulua vatra e zjarrit ne nje prej furrave te fabrikes. Sipas specialisteve te policise flaket jane shkaktuar nga nje shkendije elektrike dhe me pas ato jane perhapur me shpejtesi ndikuar nga perberja kimike e bojerave qe prodhoheshin aty. Demi perllogaritet te kape shifra te konsiderueshme. Zjarri ka shkaterruar dy katet e anes se pasme te fabrikes por fatmiresisht nuk ka pasur deme ne njerez.