E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostituta ‘fatale’ për agjentët e shërbimit sekret amerikan

Portali ‘New York Daily News’ ka publikuar fotografitë ekskluzive të prostitutës 24-vjeçare kolumbiane, Dania Suarez, e cila ishte pjesë e skandalit seksual të agjentëve të shërbimit sekret amerikan.

Një nënë e re, e ndarë para 9 vitesh, mund të rezultojë personi që për 47 dollarë shënoi fillimin e fundit të sezonit Obama’s në Shtëpinë e Bardhë. Kaq ishte vlera që një pjesëtar i Shërbimit Sekret të presidentit amerikan refuzoi t’ia paguante njërës prej prostitutave të bordellos së famshme në Cartagena (Kolumbi).

Sipas mediave amerikane, pjesëtarët e shërbimit sekret amerikan po mburreshin në shtëpinë publike se punonin “për presidentin Obama", andaj edhe ishin “të mbrojtur". Si rrjedhojë, ata refuzuan ta paguanin faturën “për shërbime”, duke krijuar kështu në tollovi të madhe në bordello. Në momentin kur njëri prej agjentëve amerikanë të Shërbimit Sekret (David Chaney) filloi një grindej me Dania’n, personeli i lokalit tentoi t’i ndante, ndërkohë që ajo kërkoi ndërhyrjen e policisë.

11 agjentë sekretë – përfshirë këtu edhe tre që tashmë janë pezulluar nga puna – dhe nëntë shërbyes ushtarak po hetohen lidhur me skandalin e javës së kaluar në Cartagena, pjesë e të cilit ishin edhe 20 prostituta. Ky cilësohet skandali më i madh në historinë e Shërbimit Sekret amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›