Kriza Hollanda shpall zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri hollandez Mark Rute ka deklaruar se vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të dështimit të bisedimeve rreth buxhetit të shtetit. Por kryeministri ka shtuar se do të përpiqej të arrinte një marrëveshje me pralamentin për reduktimin e buxhetit në mënyrë që të ruhej dhe besueshmëria e tregut. Tashmë mund të presim dhe zgjedhje të parakohshme, por do të bisedoj me parlamentin që të mund të gjejmë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, ka thënë Rutte për gazetarët.bisedimet për buxhetin ndërmjet minorancës qeverisëse të Partisë Liberale të Rutes dhe Kristian demokratëve e aleatëve të tyre politikë, Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Gert Uilders. Ky i fundit ka kërkuar që zgjedhjet të mabhen sa më parë që të jetë e mundur. Ai ëshët shprehur se shpresonte që mund të kishte një zgjidhje por paketa e propozuar është e papranueshme për vendin dhe partinë. Është koha që hollandezët të votojnë ka përfunduar Uilders.