Kabul shmanget super atentati
Forcat e sigurisë në Kabul të Afganistanit kanë arrestuar pesë militantë të cilët dyshohen se po përgatisnin një sulm të përmasave të mëdha.
Një kamion që mbante 10 tonelata eksploziv u sekuestrua nga policia lokale, ka bërë të ditur zëdhënësi i Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë.
Personat, që mendohet se i përkasin rrjetit militant Hakani, kishin në plan të vrisnin zëvendëspresidentin e vendit, ka saktësuar Mohammad Khalili. Autoritetet vendase po ashtu kanë gjetur një video që tregonte grupin teksa planifikonte sulmin. Militantët synonin të godisnin zona të populluara të qytetit me sasitë e eksplozivit, që ishin fshehur poshtë ngarkesës së patateve të kamionit.
“Nëse këto sasi eksplozivi do të ishin përdorur, do të kishin shkaktuar një gjakderdhje në shkallë të lartë”, ka deklaruar zëdhënësi në një konferencë për shtyp.
Tre nga personat e arrestuar dyshohen se kanë kombësi pakistaneze, ndërsa dy të tjerët afgane. Javën e kaluar 51 persona humbën jetën në një valë sulmesh të koordinuara të rebelëve në Kabul dhe tre provinca të tjera. Burimet kanë shtuar se të dyshuarit kanë lidhje me agjencinë kryesore pakistaneze të inteligjencës, ISI, dhe po vepronin nën urdhrat e dy komandantëve talebanë.