Kolegji Zgjedhor vendos sot mbi ankimimin e Partise Socialiste

Te gjithe syte sot do te jene te mberthyer drejt Kolegjit Zgjedhor ku ndoshta do te vendoset per fatin e kryetarit te ardhshem te bashkise se kryeqytetit. Rezultati i ngushte mes dy kandidateve zotit Edi Rama dhe rivalit te tij Lulzim Basha i cili sipas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte fituesi i gares me 93 vota por dhe debatet e shumta qe kane shoqeruar gjithe kete proces i kane dhene nje ngarkese shume te madhe vendimit te sotem. Socialistet kundershtojne shpalljen e rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga ana tjeter kane kerkuar edhe pavlefshmerine e zgjedhjeve dhe nje rivotim ne kryeqytet. Ata kane identifikuar 284 qendra votimi ku shifrat mes numrit te votuesve dhe fleteve te votimit nuk perputhen. Edhe ne tabelen e rezultatit te shpallur nga KQZ-ja diferenca eshte 870 vota me shume se votues. Nga keto megjithate duhet zbritur 513 vota pasi ne nje qender votimit nuk eshte mbajtur shenim numri i votuesve por serish diferenca mbetet ne 367 vota me shume. Nga nje analize e pamjeve filmike te procesit te numerimit te kryer prej tyre socialistet kane identifikuar raste ku numri i fleteve te votimit eshte rritur sipas tyre gjate procesit te rinumerimit te realizuar nga KQZ.
Por sipas demokrateve ankimimi i opozites per tabelat e rezultateve eshte jashte afateve pasi sipas tyre nje gje te tille ata do te mund ta benin vetem kur u shpall rezultati i i pare zyrtar.
Vendimi i sotem i Kolegjit mund te mbylle perfundimisht kapitullin e betejes per kryeqytetin nese kerkesa e socialisteve do te rrezohej ne rast te kundert kjo beteje do te niste nga e para nese pranohet pavlefshmeria e zgjedhjeve.
Megjithate ka edhe nje mundesi tjeter. Te shtunen e kaluar socialistet kane dorezuar nje tjeter ankimim ne Kolegj kunder KQZ i cili refuzoi te shqyrtonte ankimimin e Partise Socialiste. Ka shume mundesi qe perfaqesuesit e opozites te kerkojne sot bashkimin e dy padive te tyre edhe sepse nese gjykohet e para ajo e dorezuar me pas nuk do te kishte me asnje kuptim. Nese kjo do te ndodhte dhe nga Kolegji do te pranohej padia e dyte atehere ceshtja do te rikthehej edhe nje here ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Dje kryetari socialist Edi Rama i beri thirrje gjykatesve te Kolegjit Zgjedhor qe ne vendimin e tyre te mbeshteten vetem ne linje e te mos bien pre sipas tij e trysnise se pushtetit. Zoti Rama theksoi se vete kolegji per te njejten situate si ne Tirane per mosperputhje te shifrave ka kerkuar riperseritje te zgjedhjeve ne dy komuna te vendit. Por ishin deklaratat e zotit Rama ato qe Partia Demokratike i cilesoi si trysni ndaj Kolegjit Zgjedhor duke u shprehur se kryetari socialist i kerkon gjyqtareve te vendosin vetem ate qe ai vete deshiron tha zonja Jorida Tabaku e cila kryeson listen e keshilltareve bashkiak ne kryeqytet. Ky presion i radhes ndaj institucioneve te pavarura eshte i prapranueshem dhe tregon qarte se eshte z.Rama qe ka mbyllur veshet dhe syte duke humbur fillin me realitetin eshte shprehur Tabaku.
Nderkaq presidenti Bamir Topi gjate nje takimi me ambasadorin e OSBE-se ne Tirane Eugen ollfarth duke ju referuar procesit foli per nje gjykim i cili duhet te jete i paanshem e i pandikuar politikisht nga ana e kolegjit zgjedhor.