E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefja e FMN, Lagarde nis mandatin 5 vjeçar. Shtraus-Kanit i “plasin” skandalet seksuale

05-07-2011 / Gazeta 55

Ministrja e deritashme e Financave të Francës, Christine Lagarde sot nis mandatin 5 vjeçar si drejtoreshë e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo që në fillim të mandatit do të përballet me presionin e madh për ta shpëtuar Greqinë nga bankrotimi, që pastaj ka rrezik për të shkaktuar krizë ndërkombëtare.

Ndër punët e para që ajo duhet të bëjë në FMN është emërimi i stafit të ri udhëheqës.

Francë, Shtraus Kan akuzohet sërish për përdhunim

Shkrimtarja franceze, Tristiane Banon, pritet që sot gjatë ditës ta paraqesë padinë kundër ish drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, me akuzën se ai kishte tentuar ta përdhunojë kur ajo kishte shkuar për ta intervistuar atë në një apartament në Paris, para tetë vitesh.

Por, avokati i zotit Shtraus-Kan, deklaroi se do të paraqitet një padi kundër shkrimtares 32 vjeçare, Tristian Banon, për akuza të rreme.

Të premten Shtraus-Kan është liruar nga arresti shtëpiak në Nju Jork, pasi prokurorët thanë se ata kishin dyshime në besueshmërinë ndaj punëtores së hotelit, e cila e kishte akuzuar ish shefin e FMN-së se ishte përpjekur ta përdhunoj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›