E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, përdhunohet 12-vjecari, mashtrohet nga dy djem

DEVOLL- Familjarët e një 12-vjecari kanë denoncuar në komisariatin e Koercës dhunën fizike që i është bërë nga dy të rinj djalit të tyre.

Më pas 12-vjecari i është nënshtruar një ekspertizë mjeksore, nga ku ka rezultuar se i mituri është përdhunuar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i mituri është gënjyer nga dy djemtë e rinj të cilët e kanë dërguar atë në periferi të fshatit Bitincke, ku më pas është përdhunuar.

Policia menjëherë pas denoncimit të bërë sot nga familjarët e 12 -vjecarit ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë dy dhunuesit, E.D 19 -vjeç dhe R.M 16-vjeç

Grupi hetimor i ngritur për këtë cështje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›