E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Peqin, vdes emigranti

PEQIN- Nje emigrant i ardhur me pushime ne atdhe ka humbur jeten pas nje aksidenti rrugor. Mendian Dedi, 26 vjec nderroi jete gjate transportit per ne spital, pasi nuk mundi t'i shpetoje plageve te marra gjate perplasjes se automjetit te tij tip BMV me targe AM 511 JU me anen e rruges Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18.30 te dites se djeshme ne vendin e quajtur kryqezimi i Cengelajt, ne afersi afersi te fshatit Pajove. 26-vjecari ka humbur kontrollin e drejtimit te automjetit dhe eshte perplasur me borduren anesore te rruges duke marre plage te renda ne trup. Kalimtare te rastit e kane ndihmuar duke e nisur drejt spitalit, por ka qene e pamundur qe ai te mbijetoje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›