E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-polici i arrestuar, superfalsifikator

Policia e Sarandes ka zbuluar ne shtepine e ish-policit 56-vjecar Selman Lumani, bazen me te madhe te falsifikimit te dokumenteve zyrtare ne kete qytet. Policia e qytetit bregdetar kishte marre te dhena ne rruge operative se ne banesen e shtetasit Selman Lumani ne lagjen nr.1 te ketij qyteti, behej falsifikim dokumentesh. Kontrolli i ushtruar ne banese eshte kundershtuar nga i zoti i shtepise, i cili per t'i shpetuar arrestimit u hodh nga ballkoni ne nje lartesi prej 8 metrash. Kjo hedhje i ka kushtuar atij vetem demtime trupore, dhe jo rrezik per jeten. Burime zyrtare te komisariatit te policise Sarandes ne lidhje me ngjarjen sqaruan se seksioni kunder pastrimit te parave dhe krimit ekonomik, ka mundur te gjeje ne banesen e Selman Lumanit, 36 vula te shtetit shqiptar dhe atij grek. Arrestimi i 56- vjecarit Selman Lumani u be per vepren penale te "falsifikimit te dokumentave zyrtare dhe falsifikimit te vulave, stampave dhe formulareve". Ne banese 56-vjecarit iu sekuestrua edhe nje kompjuter i programuar per plotesimin e cerifikatave te gjendjes civile". Kontrolli ne banesen e Lumanit nuk ishte i rastesishem, pasi ky person lindur ne Tepelene dhe banor i Sarandes, ishte i denuar edhe me pare per falsifikim te vulave dhe stampave. Selma Lumani, aktualisht punonte si taksist. Sipas hetuesve te ceshtjes, disa vite me pare ai kishte qene efektiv i policise se Sarandes, por me pas ishte larguar nga kjo detyre dhe kishte nisur te punonte privat si taksist ne linjen Sarande-Janine.

Plagosja

Ish-polici 56-vjecar ka pesuar plage te renda ne trup, pasi u hodh nga kati i trete i ballkonit, ne perpjekje per t'i shpetuar policise. Mjeke te spitalit te Sarandes konfirmoje se kur mberriti ne urgjence gjendja e tij ishte e rende..Mjeku kirurg Mico Xhaferi, tha per "Koha Jone" se i demtuari, ka politrauma qe do te thote thyerje te shumta te gjymtyreve. Njekohesisht 56-vjecari ka pesuar edhe gjendje parashoku. "Ka thyerje te kembeve dhe krahut dhe goditje ne gjithe pjeset e trupit pasi ka rene nga nje lartesi e madhe", tha mjeku. Duke pare kete gjendje mjeket kane vendosur ta dergojne per kurim ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Nga ekzaminimet e kryera ne spitalin e Sarandes ka rezultuar se demtimet kane qene ne tere trupin.

Ja provat e gjetura ne banese

Vula te zyres se gjendjes civile te bashkise Sarande

Vula te transportit rrugor Gjirokaster, te komisariatit te policise Sarande

Vula te bashkise Delvine

Vula te ambasades shiptare ne Athine

Vula te legalizimit te dokumenteve te Ministrise se Jashtme

Vula e nje sekretari te pare te nje konsullate shqiptare

Vula e komunes Aliko

Vula e poliklinikes Sarande

Vula e drejtorise se tatimeve Sarande

Vula e drejtorise se tatimeve Tirane

Vula te Ministrise se Arsimit

Vula te shkolles se mesme "Hasan Tahsini" Sarande

Vula te zyres arsimore Sarande, pajisje vule numerike

Vula te konsullates greke ne Gjirokaster

Vula te Drejtorise te Pergjithshme te Policise Greke

Vula te tjera te institucioneve greke

Certifikata te gjendjes civile te bashkise Sarande vulosur, firmosur, te paplotesuara Dokumente per 12 leje ndertimi

Leje per drejtim automjeti

10 deftesa pjekurie te shkolles se mesme

6 deftesa asistence lindjeje te spitalit Sarande

4 kontrata shitjeje dhe perdorimi automjetesh

3 vertetime te gjendjes gjyqesore te ministrise se Drejtesise

6 certifikata te sigurimit motorik te Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Gjirokaster

2 leje ndertimi te vulosura e firmosura te paplotesuara te Bashkise Sarande

Deshmi kualifikimi per kurs te infermiereve

15 certifikata kontrolli teknik te automjeteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›