E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtoi policine per muziken, arrestohet

GJIROKASTER- Policia e Gjirokastres ka arrestuar mengjesin e djeshmen 32-vjecarin Gentian Arapi, lindur dhe banues ne Gjirokaster, pasi nuk ka pranuar te ule volumin e muzikes ne lokalin ku ai punonte. Sipas policise, pas disa telefonatave shqetesuese te qytetareve per nivelin e larte te zhurmave, policia ka shkuar ne kete local qe ndodhet ne lagjen "18 Shtatori" dhe i ka kerkuar punonjesve te tij lejen nga bashkia per mbajtien hapur te lokalit mbas ores 23.00 si dhe uljen e volumit te muzikes. Por pas kesaj kerkese punonjesi i lokalit, Gentian Arapi, ka ofenduar dhe me pas ka kundershtuar me dhune punonjesit e policise. Me keto kushte policia ka kryer shoqerimin e me pas arrestimin e tij ne kushtet e flagrances.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›