Itali, kapen dy hajdute shqiptare
Policia italiane ka goditur nje bande grabitesish shqiptare, qe per 2 muaj kishin sulmuar dhe vjedhur mjaft vila ne provincat e Udines e Perdonones ne Itali. Kjo bande kishte arritur te grumbullonte 200 mije euro nga 133 vjedhje ne 26 lokalitete te ndryshme te Italise. Kapoja i bandes ka mundur te arratiset pak para arrestimit, ndersa ne pranga perfunduan 2 anetare te saj. Operacioni i koduar "Sonni Tranquilli" ( gjume i embel), ka vene ne pranga dy shqiptaret, Elida Manjani, 22 vjece dhe Dylber Damen, ndersa eshte shpallur ne kerkim Adriano Ademi. Ky i fundit konsiderohet si kapo i bandes hajdute shqiptare. Per Adriano Ademin pritet qe prokurori i Udines, Lorenzo del Xhudice te nxjerre nje mandat nderkombetar arresti, pasi mendohet se eshte larguar drejt Kroacise. Sipas policise Ardian Ademi ishte prej kohesh person ne kerkim.
Nderkohe hetimet mund te shtrihen edhe tek persona te tjere te dyshuar, ne dy shqiptare dhe nje italian, banore ne Venezia, te cilet mund te kene bashkepunuar ne keto vjedhje. Sipas policise, banda vepronte ne menyre te mireorganizuar. Pasi caktonin zonen qe do te godisnin, vjedhesit hynin naten ne vilat e pasura. Ata shfrytezonin oret me te favorshme, kur pronaret flinin gjume dhe vidhnin objekte me vlere. Sipas hetimeve te policise italiane, keto objekte te vjedhura, ata i shisin ne Shqiperi. Por vec sendeve me vlere, vjedhesit nuk kursenin te merrnin ate sasi parash, qe pronaret e vilave kishin ne shtepi. Aksionet e vjedhjeve kryheshin pas informacioneve teper te sakta, qe anetaret e kesaj bande kishin marre prej kohesh per objektin qe piketonin per ta grabitur.