Maqedoni, 2 viktima në 24 orë nga A/H1N1
SHKUP- Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Klinikën për Sëmundjet Infektive në Shkup si rezultat i bronkopneumonisë dhe me grip të konfirmuar A (H1N1), njoftoi Ministria maqedonase e Shëndetësisë.
Pacienti i parë, 35 vjeç, u pranua në klinikë në datën 5 dhjetort, në gjendje të rëndë dhe dje në mesnatë vdiq. Pacienti i dytë 27 vjeç vdiq po dje.
Sipas të dhënave më të fundit të Institutit për Shëndetësi Publike, gjatë javës së kaluar janë hospitalizuar 140 persona nëpër njësitë infektive të vendit, me simptome të gripit AH1N1, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 pacientë, pjesa më e madhe e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi në gjendje normale po realizohet dhe se janë vaksinuar 1540 persona, prej të cilëve 800 punëtor shëndetësor, ndërsa 740 të tjerë janë qytetarë
Me dy rastet e fundit, numri i viktimave nga gripi i derrave në Maqedoni arriti në nëntë.
(m.a/ina/BalkanWeb)