Përkujtohet 5 Maji, përsëri me delegacione të ndryshme
Përkujtohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes kanë vendosur kurora me lule në nderim të dëshmorë në monumentin Nënë Shqipëri. Homazhe kanë bërë dhe krerë të opozitës Kryetari i PS, Rama, Kryetari i LSI Meta , kryetari i PSD Gjinushi, Presidenti i Aleancës DemokratikeCeka , dhe kryetari i PDS Milo. Vihet re mungesa e Këshillit të Ministrave që në këtërast është përfaqësuar vetëm me rang sekretari të përgjithshëm dhe mos prania e dy delegacioneve në të njëjtën kohë edhe në ditë kur përkujtohen ata që dhanë jetën për këtë vend. Përkujtimi me delegacione të ndara ka filluar që në momentin kur parlament u votua për mos njohjen si datë Çlirimi 29 Nëntorin e vitit 1944 që do të rivihej përsëri në axhendën përkujtimore pas disa kohë heshtjeje.
Janë 28 mijë dëshmorë të rënë në luftën për çlirimin e vendit.
Pse ka mbetur data 5 Maj, dita e përkujtimit të dëshmorëve të atdheut?
Qemal Stafa ishte ndër të parët që u vra në fillim të Luftës Antifashiste dhe, megjithëse kanë kaluar kaq shumë vite kujtohet edhe sot, për faktin se ka luftuar kundër fashizmit, që ka qenë një murtajë për botën. Ai ka qenë një njeri me popullaritet në Shqipëri. Kur Shqipëria u pushtua nga Italia, Qemali ndërpreu studimet e tij në Firence dhe u kthye të mbronte vendin e tij.
Studiuesi Skënder Luarasi, në librin e tij për Qemalin thotë: "Është e thjeshtë t'i japësh dorën një fëmije që rrëzohet në rrugë, por është e vështirë t'i japësh dorën kombit tënd". Nëse ka njerëz që nuk i respektojnë sakrificat e një heroi, kemi të bëjmë me njerëz të pacivilizuar.
5 Maji për kombin shqiptar është dita e dëshmorëve, krenarisë së vendit, e atyre që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.