E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vija kufitare me Greqinë, komisioni pranon propozimin e PS

Komisioni i Sigurisë ka kaluar me konsensus propozimin e PS-së që përcakton kufirin detar me Greqinë. Dispozita ligjore rikthen në fuqi nenin 3 të ligjit të vitit 2001, që përcakton në mënyrë të detajuar kufirin detar në jug të vendit.
Socialistët në komision thanë se ndryshimi është i domosdoshëm, pasi zgjidh probemet që ka pasur Shqipëria me ujërat territorialë me fqinjët.

Në komision, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, tha se në asnjë rast nuk ka pasur cënim të kufijve detare.

Sipas grupit parlamentar socialist me shfuqizimin e ligjit të vitit 2001 dhe në mënyrë të veçantë nenit 3 të tij, Shqipëria ka humbur vijën ndarëse të ujërave territoriale, koordinatat e së cilës përcaktoheshin qartë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›