E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruajtja e të dhënave, prokuroria marrëveshje me komisioneren

Komisionerja e mbrojtjes së të dhënave i ka kërkuar Prokurorisë të bëj kujdes në mbrojtjen e të dhënave personale të personave të cilët janë nën hetim dhe shpesh herë përfundojnë në faqet e gazetave. Pikërisht për këtë qëllim u nëshkrua marrëveshja për mbrojtjen e të dhënave personale midis prokurorisë dhe Komisioneres për mbrojtjen e të dhënave personale Flora Çabej.
Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme premtoi bashkëpunim për këtë çështje.
Marrëveshja u nënshkrua në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe parashikon që institucionet të bashkëpunojnë për mbrojtjen e të dhënave personale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›