Gjykata e Lartë shqyrton padinë ndaj Mediut
Padia në Gjykatën e Lartë është bërë nga 12-vjeçari Roxhers Durda. Trupi gjykues drejtohet nga gjyqtarja Ariana Fullani.Padia është bërë për dëmtim nga tragjedia e Gërdecit, ku 12-vjeçari humbi të ëmën. Ky është procesi i radhës ndaj Mediut, pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria dhe më pas mbylljes së procesit nga Gjykata e Lartë, e cila e mbylli këtë çështje me pretendimin se kanë kapërcyer afatet kohore.