SHBA sot vendimi per reformen shendetesore
Gjykata Kushtetuese në Shtetet e Bashkuara vendos sot nëse reformat e kujdesit shëndetësor të paraqitura nga presidenti Barak Obama shkelin ose jo Kushtetutën e SHBA-së.
Verdikti për kujdesin shëndetësor mund të ketë implikime politike dhe ekonomike për presidentin demokrat, i cili në vitin 2012 e çoi në krye të axhendës së tij këtë reformë.
Republikanët kanë thënë se reforma është jokushtetuese dhe janë zotuar se do të anulojnë atë që mbetet nga ajo, nëse gjykata nuk e shfuqizon të tërën.
Ligji u miratua ne 2010 dhe u kerkonte amerikaneve të blejnë sigurime shëndetësore, ose ne të kundërt do të përballen me gjoba. Shumica e amerikanëve e marrin sigurimin shëndetësor përmes punëdhënësve, por shumë punonjës nuk e kanë këtë mbulim nga puna. Ata nuk janë aq të varfër sa të kualifikohen për kujdes shëndetësor falas nga qeveria që njihet si Medicaid, por nuk janë në gjendje ta blejnë vetë sigurimin shëndetësor.
Reforma e kujdesit shëndetësor ka qenë një çështje e debatuar në SHBA dhe një vendim për të nga gjykata kushtetuese do të ketë një impakt të rëndësishëm në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Nëse kjo gjykatë do të rrëzojë ligjin atëherë kjo do të jetë një minus i madh për presidentin Obama
Gjykata kushtetuese përbëhet nga 9 gjyqtarë, 5 shihen si konservatorë dhe 4 si liberalë.