E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme: PS të ndalë kërcënimet

TIRANë- Pas deklaratave të kreut të PS, Edi Rama në protestën e sotme se policia ka ushtruar dhunë mbi protestuesit, vjen edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme. Sipas një deklarate të saj, “strukturat e PS kanë shkelur ligjin me bllokimin e qarkullimit gjatë protestave të tyre”. Ministria e Brendshme sqaron gjithashtu se edhe manifestimet janë të paligjshme.

Në deklaratë theksohet se janë indentifikuar personat që kanë kundërshtuar me dhunë policinë gjatë protestave të PS, ndërsa shtohet se ata janë persona me precedentë të tjerë penalë.
“Gjatë protestave të PS organizuar nëpër rrethe ka patur kundërshtime të forcave të policisë të nxitura nga persona të evidentuar me precedentë kriminalë. Ministria e Brendshme e cilëson të rrezikshme për rendin dhe sigurinë publike. Ministria e Brendshme, i ka bërë thirrje Partisë Socialiste të ndalë kërcënimet ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit", - thuhet ne deklarate.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›