E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Tirane perplasen dy makina

Një problem shëndetësor, ndoshta infarkt, ka shkaktuar një aksident të rëndë në Tiranë, me dy të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:50 të mesditës në segmentin që lidh sheshin Rilindja me rrethrrotullimin e Doganës, pikërisht përballë pallatit të sportit Asllan Rusi. Drejtuesi i automjetit tip “Opel” me targa të Tiranës, 6434 I, teksa vinte në drejtimin për të hyrë në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe pasi ka kaluar trafikndarësin është përplasur me një automjet tip “Benz”, me targat e reja AA 237 BI.
Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit “Opel”, i cili është ende i paidentifikuar nga policia, si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, Arben Hoxha, ndërsa drejtuesi i këtij mjeti ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjëndje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve pranë Policisë Rrugore të Tiranës, rezulton se nga hetimet paraprake hetimore, një problem i mundshëm shëndetësor ka bërë që drejtuesi i “Opel-it” të humbasë drejtimin dhe të kalojë trafikndarësin, duke e bërë të pashmangshme përplasjen me mjetin “Benz”.
Ky ishte aksidenti i dytë i ndodhur thuajse në të njëjtën kohë në Tiranë. Në Kombinat pranë vendit që njihet si kompleksi “Bushi”, një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me një tabelë. Rrëzimi i kësaj të fundit ka goditur dhe dëmtuar dy kalimtarë. Sipas burimeve, më e rëndë paraqitet gjëndja e shoferit Jeton Kurti, por që gjithsesi ështe jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›