Berisha Modeli ekonomik i vendit nga te me suksesshmit
Kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ka evidentuar faktin se në këto 10 vite në Shqipëri janë është ndërtuar më shumë se në 25 kombe të tjera. Modeli ekonomik ka qenë nga më të sukseshmit dhe integrimi evropian është një proces tërësisht i merituar.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha i kushtoi rëndësi rezultateve të Censusit 2011, i cili faktoi zhvillimin e Shqipërisë. “Censusi tregon djersën e madhe që kanë derdhur shqiptarët dhe shfrytëzimit që i kanë bërë iniciativës së lirë, për të ndërtuar banesat e tyre. Në pasurinë me themelore të njeriut, që është banesa, kanë vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. Censusi fakton se në Shqipëri sot janë 380 banesa për 1 mijë banorë" vlerësoi Kryeministri.
Në gjykimin e kreut të ekzekutivit, ky realitet është thelbësor në maturimin që dëshmojnë shqiptarët ndaj proceseve demokratike."Flitet për 1 milion të varfër në këtë vend, me një matematikë fiks të 21 viteve më parë. E vërteta është se sot janë pronarë shtëpish, mbi 740 familje shqiptare. Sigurisht që ka dhe familje të varfra dhe të pastrehë, por ky është standardi i një vendi të zhvilluar, më i lartë se disa vende anëtare të OECD", deklaroi Berisha.
Sipas tij, modeli ekonomik që ka ndjekur Shqipëria ka bërë që iniciativa e lirë qytetare të ketë rendimentin dhe efiçencën më të lartë.
“Nuk mund të gjeja një lajm më mbresëlënës për të mbyllur këtë vit, por shtëpitë flasin më shumë së çdo statistikë, pasi janë pasuria bazë e çdo familjeje” vuri në dukje kryeministri Berisha.