E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i pazakontë, makinat “aksidentojnë” shtyllat elektrike

TIRANE-Ngrica në rrugë është bërë shkak për një aksident të pazakontë sot ne mengjes pranë ish-Uzinës së Autotraktorëve në kryeqytet. Nje automjet tip fuoristrade ka dale nga rruga duke goditur nje prej shtyllave te percjelljes se tensionit te larte. Amortizimi i linjes se tensionit te larte ka bere qe edhe dy shtylla te tjera te thyhen, njëra prej të cilave ka rënë mbi një kamion të ngarkuar me tulla, qe udhetonte drejt zones se Shkozes. Kaosi i krijuar ne rruge ka shkaktuar veshtiresi te medha ne qarkullimin e mjeteve nga ish Uzina e Autotraktoreve drejt qendrës se Tiranes dhe anasjelltas. Efektiva të policisë së qarkullimit rrugor si dhe uniforma blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por puna e bërë prej tyre ende nuk ka zgjidhur situatën e krijuar, pasi duhet te nderhyjë tashmë policia elektrike për largimin e telave percjelles te energjise elektrike, si dhe zëvëndësimin e shtyllave të dëmtuara. Derisa ky problem të zgjidhet mbetet i vështire qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›