Aksident në Vorë, 5 anëtarë të familjes në prag-vdekje
Pesë anëtarë të një familjeje nga Mirdita kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, kur automjeti i tyre u përplas me një kamion në rrugën Fushë Krujë - Vorë.
Policia e kryeqytetit pohon se automjeti tip “Benz” me targa MR 1979 A, me të cilin udhëtonin pesë persona që ktheheshin nga një dasmë, u përplas me kamionin me targë KU 2718 A. Aksidenti i rëndë ka ndodhur sërish në aksin e Fushë-Krujës, ku në orët e para të mëngjesit të djeshëm autovetura me targa të Mirditës ka goditur nga pas një maune. Policët e mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit tip “Benz” në momentin e aksidentit ndodhej në gjendje të dehur. Po kështu, sipas bluve të kryeqytetit, shkak për aksidentin ka qenë autovetura që ka tentuar të parakalojë kamionin me shpejtësi tej normave të lejuara. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë plagosur të pesë personat që ndodheshin në autoveturë, të cilët mësohet se janë anëtarë të së njëjtës familjeje, që udhëtonin drejt Tiranës. Aktualisht ata ndodhen në Spitalin Ushtarak ku u transportuan pas aksidentit, ndërsa janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Burime policore pohojnë se të dy automjetet po udhëtonin në drejtim të Vorës, ndërsa bëhet me dije se mes të plagosurve ndodhet edhe një grua. Menjëherë sapo kanë marrë njoftimin në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë së kryeqytetit, të cilët kanë mbledhur provat në vendngjarje. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe nga dëshmitë e marra aty, ka rezultuar se mjeti tip “Benz” ndodhej pas kamionit dhe ka tentuar ta parakalojë atë. Ndërprerja e rrugës nga një mjet tjetër që po ecte përballë në korsinë e vet, ka bërë që drejtuesi i “Benz”-it të përplasej pas kamionit, duke evituar ndoshta një aksident më të rëndë.