Greku i sëmurë mendor: E masakrova shqiptarin me thikë
GREQI– Mbyllet në psikiatri adoleshenti që vrau shqiptarin. Mediat greke pohojnë se autoritetet e drejtësisë të këtij vendi kanë zbardhur vrasjen e një emigranti shqiptar, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në lokalitetin grek, Hania. Si autor i krimit që tronditi opinionin vendas, është identifikuar një djalë 18 vjeç nga ky lokalitet. Emigranti shqiptar 30-vjeçar, që jetonte në Greqi me dokumente të rregullta, u gjet i vrarë në sheshin bregdetar të Neas Horas. Policia tha se 18-vjeçari grek, i cili të hënën do të dalë para gjykatës për t’iu vendosur masa e sigurisë, ka qëlluar shqiptarin disa herë me gurë në kokë dhe tek organet gjenitale, në sheshin e Neas Horas, mbrëmjen e 21 gushtit, ndërsa kufoma u gjet në mëngjes e masakruar. Momentalisht, 18-vjeçari, emri i të cilit nuk publikohet, gjendet në një klinikë psikiatrike në spitalin shtetëror të Hanias. Mësohet se ai e ka pranuar krimin teksa është rrëfyer te punonjësja sociale e klinikës dhe në prani të hetuesve, më vonë, ka dhënë edhe detaje të krimit.