E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Burrel-Milot, plagosen 2 persona

Dy persona janë plagosur sot, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Burrel-Milot. Bukurie Lala 60 vjeç dhe Ilir Lala 37 vjeç, kanë mbetur të plagosur pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës.

Mësohet se 60 vjeçarja, Bukurie Lala është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagëve të rënda që ka marrë nga ky aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›