Seancë për masën e sigurisë ndaj Arif Shehut

Gjykata e Tiranës po zhvillon seancën për masën e sigurisë ndaj Arif Shehut, i cili njihet si Bledi Balliu. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e 46 vjeçarit Aleksandër Koliçi, i cili u vra në një atentat pranë shtëpisë së tij tek shkolla "Petro Nini" në Tiranë.
Prokuroria ka paraqitur ditën e sotme provat në Gjykatë, ku mes tyre janë edhe shenjat e bluzës së të arrestuarit. Ditën e shtunë, policia e Tiranës, ka arrestuar Arif Shehun, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 46 vjeçarit.
I dyshuari, i njohur ndryshe edhe si Bledi Balliu, është person me precedent penalë dhe sipas policisë, shkaku që e çoi në këtë ngjarje është dijenia që viktima kishte për aktivitetet e tij në veprimtarinë e trafikut të narkotikëve.