Pukë, vetëplagoset nga pakujdesia 24-vjeçari
Një i ri nga Puka është vetëplagosur me armë zjarri nga pakujdesia. Florin Zefi, vjeç 24, banues në fshatin Gjegjan të Pukës, është plagosur me armë zjarri, automatik.
Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, rezulatoi se i lartpërmenduri është vetëplagosur nga pakujdesia.
24-vjeçari, aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.