E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vëllai vret me armë vëllain

Vëllai 11-vjeçar ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij 9-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin "Nicaj", Komuna Shosh, rrethi Shkodër.

Policia bënë me dije se 11-vjeçari, me inicialet N. G banues në po këtë fshat, pikërisht në afërsi të banesës së tij, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, nga pakujdesia, vëllanë e tij shtetasin A. G., 9 vjeç.

Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale, në vendin e ngjarjes, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarri tip pistoletë, së bashku me një krehër me 5 fishekë.

Materialet proceduriale në lidhje me këtë ngjarje i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›