E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë i ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:30 në aksin rrugorë Elbasan Livrazhd, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Sipas polcisë bëhet e ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. 

ELBASAN- Tre mjete janë karamboluar me njëri tjetrin ku për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë shtetas, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd rreth orës 16:30 të mesditës së djeshme. Mjeti tip Nissan me targa të huaja Greke XVA 9535 është përplasur me një mjet të tipit Benz me targa TR 2254 J, ndërsa si rezultat i shpejtësisë një mjet i cili ishte duke lëvizur nga Elbasani në drejtim të Librazhdit i tipit Audi me targa TR 1950, është karamboluar me dy mjetet e sipërpërmendura. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë shtetas, njëri prej tyre, drejtuesi i mjetit tip Nissan 28 vjeçari Ilir Hyka ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Librazhdit. Ndërsa katër të lënduarit e tjerë kanë marrë ndihmën e parë dhe kanë dalë nga spitali. Mësohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e 28 vjeçarit, drejtues i mjetit me targa të huaja. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›