E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e deputetëve, D’Elia: Të zgjidhet në rrugë demokratike

Greva e urisë së deputetëve të LSI e PDK ka hyrë në ditën e 7. Megjithë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore deputetët deklarojnë se nuk do të largohen edhe nëse Kuvendi voton Kodin. Ambasadori Italian në Tiranë D’Elia mbështet zgjidhjen në rrugë demokratike mes palëve. 

TIRANE- Ambasadori italian në Tiranë Saba D’Elia duke ju përgjigjur interesimit të gazetarëve për grevën e urisë së 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është treguar i kujdesshëm në komente. Me një gjuhë diplomatike D’Elia është shprehur për zgjidhje të situatës në rrugë demokratike.
“Kjo është një dialektike demokratike, e cila po drejtohet nga 10 parlamentarët me vendime të forta, por unë urojë që shumë shpejt gjithçka të zgjidhet brenda parlamentit në rrugë demokratike”, u shpreh D’Elia në fjalën e tij.
Sakaq ngujimi i deputetëve në sallën e Kuvendit ka hyrë në ditën e 7., deputeti Ymer Tola është rikthyer në sallë pas komplikacioneve me shëndetin. Ndërkohë që problemet vijojnë edhe për të tjerët. Por zëdhënësi i grevës Dritan Prifti, saktësoi se edhe nëse Kuvendi voton në seancën e të hënës apo të enjtes Kodin e Ri Zgjedhorë, deputetët nuk do të largohen.
“Për kodet që duan shumicë të cilësuar rregullorja e Kuvendit thotë se duhen të paktën 10 ditë për të ardhur në seance”, tha Prifti. Më yej ai shtoi se “ka pasur edhe raste të tjera kur Berisha dhe Topalli urdhërojnë të bëhet çdo gjë në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën, por nëse do të vi ne do të vazhdojmë grevën dhe rezistencën tonë”. (a.r/news24/balkaweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›