E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, 2 të plagosur

TIRANë- Një aksident i ndodhur në orët e para të mënegjesit në aksin Fushë Krujë-Vorë ka shkaktuar trafik të rënduar. Rreth orës 8 të mëngjesit një trajler me targë Bulqizë 19 17 A është përplasur me një autobot karburanti me targë Durrësi 83 92 D. Mësohet se aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Rinasit, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesi i trajlerit dhe pasagjeri që udhëtonte në të. Fatmirësisht autoboti i karburantit ka qënë i pafurnizuar duke shmangur kështu rrjedhje të karburantit, por aksidenti ka shkaktuar rëndim të trafikut në të dy anët e aksit. Radha e mjeteve në trafik arriti deri në 1 kilometër. Paraparakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia me të cilën udhëtonte trajleri.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›