INSTAT: Deficiti tregtar ne vleren e 28.2 miliardë lekëve.
TIRANE- Shqipëria po del me humbje në tregtinë me fqinjët dhe vendet partnere. Shifrat e fundit të Institutit të Statistikave konstatojnë një thellim të mëtejshëm të deficitit tregtar, tregues që në muajin nëntor 2009 ka arritur vlerën e 28.2 miliardë lekëve.“Në nëntor 2009 u eksportuan 9.6 miliardë lekë mallra me ulje 0.8 % krahasuar me tetor 2009. Gjatë kësaj periudhe importet janë 37.8 miliardë lekë duke shënuar një rritje 0.9 % krahasuar me tetor 2009 dhe ulje 2.9 % krahasuar me nëntor e vitit 2008 Tregtia mbetet e orintuar drejt vendeve europiane. Sipas të dhënave të INSTAT-it, me bashkimin europian realizohet 66.4 për qind e shkëmbimeve tregtare. Partnerët kryesorë si për eksportin, ashtu edhe për importin mbeten Italia dhe Greqia.(NEWS/BalkanWeb)