E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, të bllokuara disa komuna në verilindje

Dhjetëra fshatra në Pukë janë të bllokuar, por edhe pa energji elektrike. Shkak i mungesës së energjisë janë bërë dëmtimet e shtyllave të tensionit të mesëm. Ndërkohë, në Kukës janë të bllokuar disa komuna, si ajo e Arrënit, Zapodit, Grykëçajës dhe Topojanit. Edhe në Dibër, disa komuna si Lura, Kalaja e Dodës vijojnë të jenë të bllokuara. Sasia e borës në këto zona është rreth 50 centimetra.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›