Kamëz, banorët në protestë:Rrezikohemi nga plehrat
Banorët e fshatrave Tapizë, Valias e Çekrezë prej vitesh nuk thithin ajër të pastër për shkak se fare pranë shtëpive digjen plehrat e bashkisë së Kamzës. Prej dy ditësh banorët kanë bllokuar rrugën që të çon në vendgrumbullimin e tyre.
TIRANE- Problemi i djegies së mbeturinave është një rrezik i përditshëm për shëndetin e banorëve të shtëpive afër hedhjes dhe djegies së mbeturinave, ndaj edhe ata kanë vendosur të mos lejojnë kamionët për të shkarkuar mbeturinat. Prej dy ditësh banorët e Tapizës, Valias e Çekrezë të cilët vuajnë prej vitesh ndotjen që shkaktohet nga hedhja e mbeturinave kanë bllokuar rrugën me një pirg dheu.
Banorët shprehen se e kanë bllokuar rrugën për shkak të ndotjes tek masës së zonës e cila po shkon edhe deri në ndotjen e ujit. Ata janë të shqetësuar dhe kërcënojnë deri në grevë urie nëse nuk ndërmerret ndonjë masë konkrete për problemin e tyre.
Të irrituar nga mungesa e reagimit të Bashkisë së Kamzës, e cila vazhdon të derdhi mbeturinat e ti djegë ato mes zonës së banuar dhe fare pranë shtëpive të tyre banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën dhe nuk do të lejojnë makinën e firmës së pastrimit që ka kontraktuar Bashkia ti derdhi ato në këtë territor. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën nacionale nëse nuk zgjidhet problemi i tyre. (a.r/news24/balkanweb)