E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Laç, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Një i vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në superstradën Lezhë-Laç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës së “Kombit” ku dy automjete njëra me targë TR 3811 R dhe tjetra me targë Sh 8967 E janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 38-vjeçari Erion Pina nga Durrësi dhe janë plagosur 25-vjeçari Edison Çela, 22- vjeçari Xhulio Kasneci, 23 vjeçari Gjergj Kasneci ndërsa ende nuk dihet identiteti i dy të plagosurve të tjerë.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe sipas hetimeve paraprake rezulton se shkak për aksidentin është shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin dy automjetet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›