Korce vetevritet studentja hidhet nga kati i katert i konviktit
Një studente e universitetit “Fan Noli” në Korçë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i konviktit në qytetin studenti. 19 vjeçarja me inicialet Z.B nga fshati Radokal i Pogradecit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si rezultat i dëmtimeve të shumta që kishte pësuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia e Korçës ka filluar hetimet për ngjarjen dhe po merret me zbardhjen e motiveve që e çuan 19 vjeçaren drejt vetëflijimit.
Nga dëshmitë e para mësohet se 19 vjeçarja kishte pak ditë që ishte fejuar pa dëshirën e saj nga familja, ndërkohë që ajo kishte edhe një lidhje tjetër sentimentale.
Sipas policisë kanë qenë pikërisht këto situata që e kanë çuar studenten drejt aktit fatal, duke gjetur kështu një rrugë ekstreme për të refuzuar fejesën e padëshiruar. 19 vjeçarja nga Pogradeci vazhdonte studimet në vitin e parë në degën biokimi në universitetin Fan Noli.