E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton ligjin për kthimin e pronave

Zhbllokohet ngërçi i krijuar mes republikanëve dhe demokratëve në qeverisje sa i përket ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Kjo është pohuar nga kreu republikan Fatmir Mediu pasi komisioni i ligjeve miratoi në tërësi projektligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, ku u morën në shqyrtim edhe amendimet e Partisë Republikane.
 

Mbledhja e komisisonit të ligjeve u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe Fatmir Mediut, gjatë kohës që ky i fundit prezantonte amendimet e tij në këtë ligj.
 

Po ashtu gjatë diskutimeve relatori i këtij ligji, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u tërhoq nga qëndrimi i tij, për përcaktimin e metodologjisë nga Parlamenti, ndërsa miratimi i ligjit në tërësi mori në konsideratë amendimet e tjera të sjella prej tij në komision.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›