E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Shkoder-Velipoje vdes 38-vjecari

Një shtetas 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Shkodër-Velipojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Trush ku 38-vjeçari, Ylli Pashuku ka qënë duke udhëtuar me motoçikletë në momentin kur ka humbur kontrollin e saj,si pasojë  motoçikleta ka dalë jashtë rruge, ndërsa goditja ka qënë vdekjeprurëse për 38-vjeçarin.

Nga të dhënat paraprake të policisë rrugore rezulton se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtesia mbi normën e lëvizjes dhe humbja e kontrollit të motoçikletës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›