E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në autostradë, humb jetën 35 vjecarja

Tiranë

Një 35 vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës teksa Miranda Ceno po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Mësohet se gruaja është përplasur nga një mjet tip tip golf me targa DR 17 94 F, i cili drejtohej nga 29 vjeçari Gerard Myzeqari. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›