E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët që punojnë në bujqësi do të paguhen me kuponë

Vendimi është marrë nga qeveria greke për rritjen e të ardhurave të Sigurimeve Shoqërore

Me kuponë do të paguhen të gjithë emigrantët dhe vendasit që punojnë në bujqësi dhe ata që punojnë në shërbime shtëpiake. Masa e marrë, përsa i përket siguracionit të mijëra njerëzve që ofrojnë shërbime në shtëpi (kujdesen për fëmijë, të moshuar etj) u publikua dy ditë më parë nga Ministria e Punës dhe çështjeve Sociale.

Rregullat e reja janë apostafat, për njerëzit që ofrojnë shërbime në shtëpi(kujdestarë fëmijësh, kopshtarë etj), por edhe punëtorë bujqësie. Qëllimi i qeverisë greke është që të gjitha këto kategori punëtorësh të sigurohen që të shtohen të ardhurat e Sigurimeve Shoqërore deri në 300 me 350 milionë në vit.

Personi që ka punësuar një kujdestare për fëmijën e tij duhet të shkojë në një KEP, bankë, IKA, postë dhe të marrë një bllok. Në çdo fletë të bllokut, shkruhet shuma e pagesës së punëtorit dhe përqindja që do i mbahet. çdo ditë do paguajë kujdestaren duke plotësuar të dhënat sipas pasaportës dhe më pas kujdestarja do të paguhet nga IKA.

Personi do të paraqitet tek IKA me fletën e bllokut dhe pasaportën. Do të mbahet shuma që është caktuar për siguracion dhe pjesën tjetër e merr në dorë.

Përsa i përket atyre që punojnë në bujqësi, duhet të paguajnë çdo vit 450 euro. Kur të plotësohet shuma prej 450 euro,nuk do të ketë zbritje 3 euro,por do marri 40. Punëdhënësit që do të marrin bllokun e kuponëve qeveria do lehtësohen nga taksat vjetore. Saktësisht, shuma që një punëdhënës do të deklarojë se e ka shpenzuar për punët e tij bujqësore do të fshihet si e ardhur vjetore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›