E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg shqiptarit të dyshuar për bombën e postuar në zyrën e taksave

Angli

është dënuar me 15 muaj burg një emigrant shqiptar, i cili ngjalli panik në zyrën e taksave, duke dërguar nëpërmjet postës një pako bombë. Armand Myrto, banues në Londër, gjashtë vjet më parë dërgoi pakon bombë në zyrat e taksave, duke detyruar personelin e sigurisë të kryente evakuimin e 70 punonjësve. Ai e dërgoi këtë pako nën emrin dhe adresën e një shqiptari të pafajshëm. Ekspertët e kriminalistikës zbuluan në pako ADN-në e Myrtos, e cila u vendos në arkivën kombëtare të ADN-së. Vitin e shkuar ai do të arrestohej për një krim tjetër dhe nga krahasimi ADN-së ai është akuzuar edhe për dërgimin e pakos bombë për të cilën tha se nuk i kujtohej ta kishte dërguar. Për këtë ngjarje policia arrestoi edhe shqiptarin tjetër rezident në qytetin e Lidsit, emri i të cilit ndodhej në pakon e dërguar nga Myrto, i cili u la i lirë pas hetimit. Gjykatësi, pasi lexoi masën e dënimit për Armand Myrton, vendosi edhe dëbimin e tij në Shqipëri pasi ai jetonte ilegalisht në Angli që prej vitit 2000.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›