E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me pistoletë e thikë afër Presidencës, po luanin film

Policia në alarm

Një informacion se tre të rinj po lëviznin të armatosur pranë Presidencës mes kryqëzimit të rrugës “Abdul Frashëri” dhe Librit Universitar alarmoi policinë. Uniformat blu çuan në vendin e ngjarjes forca të konsiderueshme duke e marrë seriozisht situatën e krijuar atje, pa e ditur se personat ishin aktorë dhe po luanin një film. Policët e patrullës kanë ndërhyrë duke neutralizuar të rinjtë dhe më pas i kanë shoqëruar ata në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. Aty është mësuar se i riu dhe dy shokët e tij, po xhironin një film dokumentar dhe se pistoleta ishte lodër. Policia sqaroi se të rinjtë nuk kishin njoftuar për xhirimet dhe ata do të mbahen në komisariat deri në një vendim të dytë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›