Mbrojtja e fëmijëve, mungojnë hallkat e zbatimit të ligjit
Ligji kuadër për mbrojtjen e fëmijëve, e njeh CPU (Zyrën për Mbrojtjen e Fëmijëve), përcakton detyrat e punonjësit të saj apo dhe institucioneve, grupin multidisiplinar për referimin dhe menaxhimin e rasteve, por për zbatimin e tij mungojnë hallkat. Për zbatimin e ligjit luajnë rol shumë faktorë, ku ndër më të rëndësishmit janë mekanizmat implementuese, mentaliteti apo dhe ngritja e kapaciteteve të nevojshme vepruese si dhe nuk janë mundësitë për të vepruar që nga këshillimi e deri te punësimi.
Historia e këtij ligji nisi në vitin 2009, kur u zhvillua takimi i parë konsultativ me përfaqësues të Shoqërisë Civile në Shqipëri me titull “Diskutime mbi Draft Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi, Neglizhimi dhe Abuzimi”. Për përgatitjen e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi, Neglizhimi dhe Abuzimi u ngrit edhe një grup pune, i cili ka punuar për rreth vit për të draftuar këtë ligj. Gjithashtu është ngritur një Grup Konsultimi me përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, për të bërë konsultimet paraprake mbi këtë draft fillestar. Më pas, nisma vazhdoi duke u organizuar takime konsultative me shoqërinë civile, institucionet e sistemit të drejtësisë dhe Parlamentin dhe finalizohet me paraqitjen e tij në Parlament për miratimin dhe hyrjen në fuqi si ligj. Në takimet e vazhdueshme u prezantua qëllimi i këtij ligji dhe procesi i përgatitjes së tij, madje u bënë edhe konsultime mbi nenet e tij. Gjithashtu në këtë takim u diskutua mbi mënyrat e paraqitjes së tij në Parlament deri në procesin e miratimit dhe hyrjes së tij në fuqi si ligj. Takimet Konsultative ishin ato me përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe Parlamentit të Shqipërisë. Pas miratimit të ligjit lindën edhe CPU-të e para, një prej të cilave që u përfshi në projektin pilot ishte edhe Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kuçovë, ngritur në shtator 2007, si një nismë e përbashkët e organizatës “Save the Children” në Shqipëri dhe Bashkisë së Kuçovës. Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve është pjesë organike e qëndrueshme e strukturës së Bashkisë së Kuçovës, në përbërje të Zyrës së Ndihmës e Përkujdesit Shoqëror dhe ka një person të punësuar në cilësinë e Punonjësit të Mbrojtjes së Fëmijëve.
#