E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset ish-ministrja e Kulturës

Ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi, dhe bashkëshorti i saj kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur gjatë orëve të pasdites në autostradën Tiranë-Durrës, km 12.

Çifti Uruçi po udhëtonin me mjetin e tyre kur janë përplasur me me automjetin me targa TR 6058 K.

Menjëherë dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se gjendja e bashkëshortit të Uruçit të jetë e rëndë.

Ndërkohë, mësohet se në momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit me të cilin është përplasur makina e çiftit Uruçi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake, mendohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe lagështira në rrugë, për shkak të reshjeve të ditës së sotme. Paralelisht po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit me targa TR 6058 K.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›