Rama takime në Selanik me emigrantët shqiptarë
Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur këtë herë Selanikun për të promovuar librin e tij dhe për të bashkëbiseduar me emigrantët. Sicc njofton Rama në rrjetin social Tuiter, takimi me emigrantët shqiptarë lidhet me prezantimin e librit si dhe diskutime për politikën në vend. Takim me emigrantët e Selanikut për librin, politikën, Shqipërinë sicc është, sic mund të ishte dhe sic mund të jetë, shkruan Rama. Ndërkohë, Rama shoqërohet dhe nga sekretari per Emigracionin, Erjon Veliaj, ky i fundit ironizon kreun e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun. E rrallë, bashkia e Kamzës ekskursion në Selanik, të gjitha gratë lënë Mziun bashkohen te takimi Ramës, kjo është tamam “miracle of freedom” shkruan Veliaj.