E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne autostraden e vjeter Durres-Tirane

Një aksident automobilistik në rrugën e vjetër Durrës-Tiranë i ka kushtuar jetën pasagjerit të një autoveture.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot në kthesën e fshatit Pjezë, pranë Shkallnurit, 12 km larg qytetit bregdetar.

Sipas të njejtave burime, autovetura tip Opel me targë greke NVB 2664, që drejtohej nga Jani Balliu, nga qyteti i Librazhdit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një nga pemët pranë saj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 58-vjecari Hamdi Disha, banues në Librazhd. Strukturat e policisë po hetojne shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›