Fier/ humb jeten nje 55 vjecar
Nikollaq Mata 55 vjec ka humbur jeteë teksa është përpjekur të kalonte mbi një kanal me mbetje hidrokarbure në rrethin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marinëz të këtij qyteti, gjatë orëve të natës.
Viktima Nikollaq Mata, banor i fshatit Marinëz, si rezultat i rënies në gropë është mbytur duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë e Fierit.
Identifikimi i viktimës ka qenë i vështirë për shkak të serës që e kishte mbuluar. Familjarët e viktimës kanë qenë të parët që kanë menduar se bëhej fjalë për njeriun e tyre pasi ai nuk kishte qenë në shtëpi një natë më parë.
Policia e Fierit po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e vdekjes së 55 vjecarit Nikollaq Mata. Ndërkohë që viktima ishte baba i tre fëmijëve dhe aktualisht i papunë.